Numeracioni

Me qëllim të  menaxhimit efikas të resurseve numerike, qasjes jo diskriminuese në caktimin, rezervimin dhe përdorimin e numrave, serive/blloqeve numerike për secilin dhe për çdo operator dhe ofrues të shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, si dhe duke u bazuar në detyrimet e përcaktuara në Ligjin për Komunikime Elektronike Nr.04/L-109 (LKE), respektivisht Kreun VII dhe VIII ARKEP ka miratuar Rregulloren për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetat e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Rregullorja Nr.26; 023/B/14).

Ndryshimet në Planin e ri të Numeracionit janë vlerësuar të domosdoshme nga Autoriteti (ARKEP) për t'iu përshtatur përcaktimeve të normuara me ligjin e aplikueshëm (LKE) dhe ndryshimet kanë të bëjnë me;

a)      Harmonizimin me kërkesat e Ligjit (LKE); dhe

b)     Qartësimin dhe definimin e procedurave administrative, të cilat kanë të bëjnë me caktimin, rezervimin, revokimin, transferin dhe përdorimin (shfrytëzimin) e resurseve numerike nga ndërmarrësit e rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike.

Që punët e ARKEP-it të kryhen në mënyrë efikase dhe të sigurt në caktimin, rezervimin dhe shfrytëzimin e resurseve numerike duhet të paguhet një tarifë vjetore për caktimin dhe rezervimin e tyre.

Kriteret për Caktimin dhe Rezervimin e numrave:

Pёr caktimin dhe rezervimin e numrave, Autoriteti do tё ketё parasysh faktorёt nё vijim:

a)            shfrytëzimin efikas dhe efektiv tё resurseve numerike;

b)           nevojёn pёr resurse tё mjaftueshme numerike qё do tё jenё nё dispozicion pёr njё periudhё mё tё gjatё kohore;

c)            kërkesat dhe dëshirat e aplikuesit, shfrytёzuesit dhe tё palёve tjera tё interesuara;

d)           të drejtën e përdoruesve fundor për të mbajtur numrin telefonik.

e)            shpenzimet, tё cilat duhet t'i pёrmbushin aplikuesit dhe operatorёt/ofruesit tjerё publik tё komunikimeve elektronike si dhe shfrytёzuesit gjatё mbajtjes sё numrit;

f)             përdorimin e serive numerike, tё cilat mё parё kanё qenё tё ndara pёr aplikuesin pёr shërbime të komunikimeve elektronike tё caktuara.

g)            përshtatjen e kёrkesёs me kushtet e Autoritetit sa i pёrket ndarjes sё numrave, serive numerike, emrave dhe adresave;

h)           rekomandimet relevante të ITU dhe Bashkimit Europian, standardet dhe obligimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare; dhe

i)             shërbimet e emergjencës dhe faktorёt tjerё, tё cilёt Autoriteti i konsideron relevant pёr zbatimin e qëllimit tё Planit tё Numeracionit.

Informatat e kërkuara për Caktimin dhe Rezervimin e resurseve numerike:

Në mënyrë që aplikuesit t'i caktohen/rezervohen resurset numerike, duhet të dërgojë të dhënat e mëposhtme/informatat tek Autoriteti:

a)      Kërkesë me një përshkrim të shërbimit duke specifikuar qartë arsyet e aplikimit

b)     Emrin dhe qëndrimin e përhershëm, numrin e regjistrimit të biznesit, numrin fiskal, informatat e kontaktit nga dërguesi i kërkesës;

c)      Aplikacioni i plotësuar dhe i nënshkruar vetëm nga personi i autorizuar;

d)     Resurset e kërkuara të numeracionit;

e)      Informatat rreth çmimeve dhe zbatimi teknik i shërbimit;

f)       Datën e planifikuar për fillimin e shfrytëzimit të resurseve të numeracionit;

g)      Dëshmi mbi pagesën e bërë, me përjashtim të rasteve të specifikuar në Rregulloren për Planin e Numeracionit;

Si dhe informacione shtesë varësisht nga kërkesa.