Këshillim Publik mbi RIO-n e operatorit IPKO LLC

 

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) , mbështetur në Nenin 82 te Ligji Për Komunikimet Elektronike 2011/04-L-109  i miratuar me datë 12.10.2012, Nenit 20 të Rregullores së Brendshme së ARKEP, njofton të gjitha palët e interesuara për fillimin e këshillimit publik për dokumentin e operatorit IPKO LLC:

         1.         Oferta Referuese për Interkoneksion (RIO)

Të interesuarit duhet të shprehin mendimet e tyre me shkrim brenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, respektivisht nga data 5  Dhjetor deri 05 Janar  2013.

Për informacion mund të kontaktoni në  e-mail adresën:   

consult@art-ks.org