Këshillim Publik mbi RIO-n dhe RUO-n te operatorit PTK-TiK

 

Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), mbështetur në Nenin 82 te Ligji Për Komunikimet Elektronike 2011/04-L-109  i miratuar me datë 12.10.2012, Nenit 20 të Rregullores së Brendshme të ARKEP, njofton të gjitha palët e interesuara për fillimin e këshillimit publik për dy (2) dokumente te operatorit PTK-TiK:

 

         1.         Oferta Referuese për Interkoneksion (RIO)

         2.         Oferta Referuese për  Shthurjen e Lakut Lokal (RUO)

 

Të interesuarit duhet të shprehin mendimet e tyre me shkrim brenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, respektivisht nga data 5 Dhjetor  2012 deri me 5 Janar, 2013.

 

Për informacion mund të kontaktoni në  e-mail adresën:   

 

consult@art-ks.org