Njoftim per Keshillim Publik per Planin e Perdorimit te Brezeve Frekuencore

Autoriteti Rregullativ Për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) me qëllim të marrjes së informacioneve, kontributeve dhe qëndrimeve nga ana e operatorëve të rrjetave telekomunikuese, ofruesit e shërbimeve telekomunikuese e autorizuara nga ART si paraardhëse ligjore e ARKEP si dhe gjitha palët tjera të interesuara, ka autorizuar inicimin e procesit të këshillimit publik lidhur me dokumentin e “Planit të Përdorimit të Brezeve Frekuencore” në Republikën e Kosovës.

 

Konform procedurave të parapara me pikën 2.5 të Udhëzuesit për Procedurat e Këshillimit Publik, ftohen të gjithë të interesuarit të japin komentet, sugjerimet, dhe vërejtjet e tyre brenda afatit të paraparë ligjor, deri në shqyrtimin e dokumentit në mbledhjen e radhës të BoD të ARKEP.