Dokumenti Administrativ per Keshillimin Publik - Liberalizimi i metutjeshem i Sherbimeve Telekomunikuese Mobile

Duke u mbështetur në Nenin 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit Për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 i miratuar me datë 12/10/2012, ARKEP njofton të gjitha palët e interesuara mbi fillimin e këshillimit publik për:

- Lejimin e shërbimeve mobile brezëgjera bazuar në aplikimin e teknologjive të gjeneratave të reja dhe

- Ndryshimin dhe plotësimin e Licencave të operatorëve të rrjetave mobile telekomunikuese

Përgjigjet, komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara duhet të paraqiten me shkrim në/përmes postës elektronike në e-mail adresat; consult@art-ks.org dhe/ose në info@art-ks.org

Periudha e këshillimit publik fillon me; 4 Janar, 2013 dhe përfundon me 3 Shkurt, 2013

Për çdo sqarim shtesë, ju lutem na kontaktoni!