Draft Rregullore per Kualitetin e sherbimeve te Komunikimeve elektronike

Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e XLV me radhë të mbajtur më datë: 19 Shkurt 2013, pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) me përkrahje dhe bashkëpunim me ekspertët e ardhur përmes programit të asistencës teknike nga KE, përmes mekanizmit të TAIEX, miratoi fillimin e procesit të këshillimit publik të dokumentit ‘Draft Rregullore për kualitetin e shërbimeve të komunikimeve elektronike’.

Procesi i këshillimit publik fillon më datë: 01 Mars, 2013 dhe përfundon më: 31 Mars, 2013.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqesin komentet e tyre në e-mail adresat: consult@art-ks.org dhe magbule.shkodra@art-ks.org