Keshillim Publik per analizen e tregjeve te linjave me qira

Bordi i ARKEP në mbledhjen e XLVII me radhë të mbajtur më datë: 02 Prill 2013, pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgatitur nga Grupi Punues për Analiza të Tregut (GP), vendosi (Ref. Vendimi Nr.334 Nr.Prot.010/B/13) për fillimin e këshillimit publik të dokumenteve:

-        Draft Raporti për Analizën e tregjeve të linjave me qira dhe përcaktimi i operatorit me fuqi të ndjeshme në treg (OFNT);

-        Draft Vendimi për heqjen e obligimeve për ndërmarrjen PTK sh.a. si ofrues me fuqi të ndjeshme në tregun e linjave me qira.

Procesi i këshillimit publik fillon me dt. 17 Prill, 2013 dhe përfundon më 16 Maj, 2013.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur.

Pas vlerësimit të analizave, sugjerimeve, vërejtjeve dhe komenteve të ardhura në e-mail adresat e poshtëshënuara ARKEP do të procedojë me interpretimin e pyetjeve, sugjerimeve dhe kërkesave eventuale konform dispozitave të ligjit.

Për informacion mund të kontaktoni në e-mail adresën: arijan.qorolli@art-ks.org ose info@art-ks.org