Draft Rregullore per QoS - Sherbimet e Qasjes ne Internet dhe Transmetimit Televiziv

Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në mbledhjen e XLIX me radhë të mbajtur më datë: 20 Maj 2013, pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) me përkrahje dhe bashkëpunim me ekspertët e ardhur përmes programit të asistencës teknike nga KE, përmes mekanizmit të TAIEX, miratoi fillimin e fazës së II-të të procesit të këshillimit publik të dokumentit 'Draft Rregullore për kualitetin e shërbimeve të komunikimeve elektronike (shërbimet e Qasjes në internet dhe transmetimit televiziv)'.

Procesi i këshillimit publik fillon më datë: 11 Qershor, 2013 dhe përfundon më: 01 Korrik, 2013.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqesin komentet e tyre në e-mail adresat: info@art-ks.org dhe magbule.shkodra@art-ks.org