Njoftim për fillimin e procesit të këshillimit publik për inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të brezeve frekuencore për shërbimet brezëgjëra telekomunikuese; Brezet 3400 - 3600

Sipas Vendimit Nr. 369 të BoD i ARKEP-it, në mbledhjen e XLIX, të mbajtur më datë; 20/05/2013, BoD, mori vendim për miratimin e fillimit të procesit të këshillimit publik për; 'Inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të brezeve frekuencore për Shërbimet Brezëgjëra Telekomunikuese /Brezet 3400 - 3600 MHz dhe 3600 - 3800 MHz'.

Procesi i këshillimit publik fillon më datë; 01 Korrik, 2013 dhe përfundon më 1 Gusht, 2013.

Për informacion mund të kontaktoni në adresën: e-mail: visar.halimi@art-ks.org ose info@art-ks.org