Konkluzione nga Këshillimi Publik i Dokumentit ‘Analiza e Tregjeve të Linjave me Qira (LMQ)’

Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - ARKEP) në mbledhjen e mbajtur më datë 02 prill 2013, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ARKEP, dhe në përputhje me detyrimet e specifikuara në Ligjin për Komunikimet Elektronike Nr.03/L-109 (tutje referuar si - Ligji ose LKE), mori në shqyrtim dhe miratoi (Ref. Vendimi Nr. 334 ARKEP Nr.Prot. 010/B/13), fillimin e procesit të këshillimit publik të dokumenteve

-        Draft Raporti për Analizën e tregjeve të linjave me qira dhe përcaktimi i operatorit me fuqi të ndjeshme në treg (OFNT);

-        Draft Vendimi për heqjen e obligimeve për ndërmarrjen PTK sh.a. si ofrues me fuqi të ndjeshme në tregun e linjave me qira.

Këshillimi publik i dokumenteve të referuar si më lartë ka zgjatur nga data; 17 Prill 2013 deri me datën; 16 Maj 2013, dokumente këto, të cilat kanë qenë të publikuara në ueb faqen zyrtare të ARKEP-it, përkatësisht në linkun: http://www.art-ks.org/?cid=1,13,623

Gjatë periudhës së këshillimit me Publikun, ARKEP nuk ka pranuar ndonjë vërejtje apo sygjerim ndërlidhur me draft vendimin e publikuar për heqjen e obligimeve për ndërmarrjen PTK sh.a., e cila ka qenë e përcaktuar si operatorë me FNT në tregun e linjave me qira me Licencën Nr. 110/04/2004 për Instalimin, Mirëmbajtjen dhe Operimin e Rrjetit Komunikues publik fiksnë territorin e Kosovës (Neni 11).

Pas përfundimit të këshillimit publik, Bordi i ARKEP në mbledhjen e L të mbajtur me datë; 4 Korrik 2013, fuqizoi vendimin për 'Abrogimin (heqjen) e obligimeve për ndërmarrjen PTK Sh.A. si ofrues me fuqi të ndjeshme në tregjet e linjave me qira'.

* Dokumentet miratuara (Vendimi dhe Raporti Përfundimtar), mund të shkarkohet nga web faqja e ARKEP www.art-ks.org

 

Përgatitur nga;

Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE), dhe

Departamenti Ligjor (DL)