Këshillimit Publik për Draft Rregulloren për Standardet e Kualitetit të shërbimeve universale postare

Bordi i Autoritetit në mbledhjen e LIV) të mbajtur me datat; 13 dhe 19 Nëntor 2013, konform procedurave të përcaktuara me dispozitat e ligjeve bazë dhe rregulloren e brendshme të Autoritetit dhe pas shqyrtimit të propozimit të përgatitur dhe trajtimit të materialeve të ofruar nga Sektori i Shërbimit Postar (SSHP) lidhur me nxjerrjen e "Draft Rregullores për standardet e kualitetit të realizimit të shërbimeve universale postare", dhe administrimit të procedurave të Këshillimit Publike të iniciuara sipas "Vendimit Nr. 420 - Inicimi i Këshillimit Publik për Draft Rregulloren për Standardet e Kualitetit të shërbimeve universale postare", (Ref. nr. 038/B/13, datë 26/11/2013).

Ftoheni që brenda afatit të rregullt prej 30 ditë duke filluar nga dita E marte datë; 26/11/2013 deri më datë 26/12/2013, të paraqitini kometet dhe propozimet tuaja në "Draft Rregulloren për standardet e kualitetit të realizimit të shërbimeve universale postare".

Për më tepër informacione mundë të kontaktoni në adresat nazim.rahimi@arkep-rks.org, ose info@arkep-ks.org.