Njoftim për fillimin e keshillimit publik të "Draft Rregullores për Ndarjen e Llogarive"

Ju njoftojmë se Bordi i ARKEP në mbledhjen e LIII me radhë, të mbajtur më datë 25 tetor 2013, duke u mbështetur në nenet 79 dhe 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit Për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 i miratuar me datë 12 tetor 2012, Udhëzuesin për Procedurat e Këshillimit me Publikun, dhe në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06), pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgatitur nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) bazuar në Vendimin Nr. 421 (Ref. Nr. Prot. 039/B/13) miratoi fillimin e këshillimit publik për "Draft Rregulloren për Ndarjen e Llogarive".

Draft-Rregulloren në fjalë mund ta gjeni në faqen zyrtare të Autoritetit, vegëza te konsultimet (http://arkep-rks.org/?cid=1,13 ).

Periudha e këshillimit publik fillon më 26 nëntor 2013 dhe përfundon më 25 dhjetor 2013.

Përgjigjet, komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara duhet të paraqiten me shkrim, brenda afatit të lartcekur, në e-mail adresën: consult@arkep-rks.org ose arijan.qorolli@arkep-rks.org;

Komentet e juaja ju inkurajojmë t'i dërgoni posa t'i keni të gatshme ashtu që t'i përpunojmë me kohë.

Për çdo sqarim shtesë, ju lutem na kontaktoni!