Draft Vendimi Nr.4xx per Miratimin e Kufizimit te Numrit te Autorizimeve per perdorim te RF

Ju njoftojmë se Bordi i Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në mbledhjen LIII të mbajtur më 22 tetor 2013 e duke u mbështetur në nenin  79 paragrafët 1) dhe 2), nenit 82 paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje; Ligji), Udhëzuesit për Procedurat e Këshillimit me Publikun, të miratuar me Vendimin Nr. 149 (Ref. Nr. Prot. 064/B/11); në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06); dhe në referim të procedurave të përkufizuara me Rekomandimet, Vendimet ndërkombëtare, e posaçërisht ato të; CEPT (ECC) si dhe rekomandimeve të Departamentit për Menaxhim të Frekuencave, pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgatitur nga Departamenti për Menaxhimin e Frekuencave (DMF), bazuar në Vendimin Nr. 422 Nr. Prot. 040/B/13 të datës 02/12/2013, miratoi:

Fillimin e  këshillimit publik për dokumentin 'Draft Vendim për Kufizimin e Numrit të Autorizimeve për Shfrytëzimin e Resurseve të Komunikimeve Elektronike - Radio Frekuencat'

Procesi i këshillimit publik zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon më datë; 2 Dhjetor, 2013 dhe përfundon më 31 Dhjetor, 2013.

Përgjigjet komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara duhet të paraqiten me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresën: visar.halimi@art-ks.org ose info@arkep-ks.org.

Komentet e juaja ju inkurajojmë t'i dërgoni posa t'i keni të gatshme ashtu që t'i përpunojmë.

Për çdo sqarim shtesë, ju lutem na kontaktoni.