Njoftim per fillimin e këshillimit publik te “Draft Rregullores per Autorizimet e Pergjithshme”

Ju njoftojmë se Bordi në mbledhjen e LV) me radhë të mbajtur më datë; 4 Dhjetor 2013, shqyrtoi materialin e  përgatitura nga Departamenti i Komunikimeve Elektronike (DKE) në referim të çështjes për implementimin e dispozitave të Ligjit dhe fillimin e procesit të këshillimit publik të; 'Draft Rregullores për Autorizimet e Përgjithshme', e cila krijon bazën e nevojshme për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike nën regjimin e autorizimit të përgjithshëm.

Procesi i këshillimit publik fillon më datë; 13 Dhjetor, 2013 dhe përfundon më 13 Janar, 2014.

Përgjigjet komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara duhet të paraqiten me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresat :

rrezarta.ajeti@arkep-rks.org ; consult@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org

Komentet tuaja ju inkurajojmë t'i dërgoni posa t'i keni të gatshme ashtu që t'i përpunojmë.

Për çdo sqarim shtesë, ju lutem na kontaktoni.