Njoftim per Fillimin e Keshillimi publik per ‘Draft Rregulloren per Planin Kombetar te Numeracionit per Rrjetet e Komunikimeve Elektronike ne Republiken e Kosoves’

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) mbështetur të nenin 3 paragrafi 1), nenin 10) paragrafi 11) dhe 12), nenin 79 paragrafi 1) dhe 2), nenin 82 paragrafi 1) dhe 3) të Ligjit Për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje i njohur si - Ligji) dhe Vendimit Nr. 470 (nr. prot. 010/B/14) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimi publik për "Draft Rregulloren për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës".

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është definimi i Planit Kombëtar te Numeracionit, përcaktimit te strukturës, gjatësisë dhe procedurave për dhënien e numrave për qasje ne rrjetet dhe shërbimet publike te komunikimeve elektronike, ashtu qe te:

a) Sigurojë strukturim dhe shfrytëzim efikas te numrave dhe serive te numrave;

b) Plotësojë nevojat e arsyeshme të operatorëve dhe ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike për caktim të numrave;

c) Sigurojë që caktimi dhe përdorimi i numrave bëhet në mënyrë të ndershme, transparente dhe jo- diskriminuese

Procesi i këshillimit publik fillon me dt. 31 mars, 2014 dhe përfundon më 30 prill, 2014.

Dokumentacioni përkatës gjendet i publikuar në ueb faqen e ARKEP: http://arkep-rks.org/?cid=1,13

Për informacion shtesë mund të kontaktoni në e-mail adresën: rrezarta.ajeti@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org