Njoftim për Fillimin e Këshillimi publik për "Draft Rregulloren për Analizat e Tregut"

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) mbështetur në nenin 3 paragrafi 1),  nenin 79 paragrafi 1) dhe 2), nenin 82 paragrafi 1) dhe 3) të Ligjit Për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje i njohur si - Ligji) dhe Vendimit Nr. 522 (nr. prot. 025/B/14) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimi publik për .

Qëllimi kryesor i kësaj rregulloreje është  implementimi i Ligjit për Komunikimet Elektronike, lidhur me rregullimin e aktiviteteve të komunikimeve elektronike, promovimin e investimeve dhe konkurrencën e lirë në tregun e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës, duke krijuar një siguri ligjore përmes përcaktimit të kornizës transparente për analiza të tregut, përcaktimin e ndërmarrjeve me fuqi të ndjeshme në treg dhe imponimin e detyrimeve rregullatore 'ex-ante,'

Procesi i këshillimit publik fillon me dt. 13 Gusht 2014 dhe përfundon më 12 Shtator 2014.

Për informacion shtesë mund të kontaktoni në e-mail adresën: arijan.qorolli@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org