Njoftim për Këshillim publik për ‘Draft Vendimin për miratimin e tarifave të shërbimeve universale postare’ dhe ‘Tarifat e propozuara dhe harmonizuara për shërbimet universale postare’

Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të saja ligjore, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike edhe Postare (ARKEP), si organ kombëtar rregullator i tregut të Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare në Republikën e Kosovës, pas trajtimit të kërkesës së Operatorit Publik Postar (OPP) NPQ 'Posta e Kosovës ShA' të datës; 08/07/2015, e Protokolluar pranë ARKEP-it, me Nr. Prot. 653/2/15, me subjekt; "Propozim kërkesë për  harmonizimin e tarifave të shërbimeve universale postare", Bordi Drejtues i Autoritetit në mbledhjen e LXXII të mbajtur më date 08/09/2015, ka aprovuar në parim propozimin kërkesën NPQ 'Posta e Kosovës ShA' për harmonizim të tarifave të shërbimeve universale postare.

Duke pasur parasysh që aprovimi i tarifave për shërbimet universale postare ka efekt dhe implikime rregullatore, Bordi Drejtues i Autoritetit ka propozuar që miratimi i tarifave ti nënshtrohet procedurave të këshillimit publik, me ç'rast palët e interesit mundë të paraqesin mendimet e tyre lidhur me këtë çështje.

Andaj, marr në konsideratë rëndësinë e këtij procesi, Autoriteti sipas konkluzionit të BoD të datës: 11/09/2015, paraqet për Këshillim Publik:

·         'Draft  Vendimin për miratimin e tarifave të shërbimeve universale postare', dhe

·         'Tarifat e propozuara dhe harmonizuara për shërbimet universale postare';

Faza e këshillimit publik fillon nga data; 11Shtator 2015 deri më 10 Tetor 2014Dokumentet mund ti  shkarkoni edhe nga ueb faqja e Autoritetit http://www.arkep-rks.org/?cid=1,13

Ftohen të  gjitha palët e interesit; operatorët, shoqëria civile, qytetarët (konsumatorët) e shërbimeve postare dhe të gjithë të interesuarit tjerë të japin komentet dhe sugjerimet e tyre me shkrim në e-mail adresën: nazim.rahimi@arkep-rks.org dhe info@arkep-rks.org.