Njoftim për fillimin e procesit te këshillimit publik te Draft Rregullores për Kontratat, Transparencën dhe Publikimin e Informatave për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike

Në mbështetje të neneve; nenit 3, paragrafi 1), nenit 10, paragrafët 4) dhe 22), nenit 79, paragrafët 1) dhe 2), nenit 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si; Ligji ose LKE); Udhëzuesit për Procedurat e Këshillimit me Publikun, të miratuar me Vendimin e Bordit Nr. 149 (Ref. Nr. Prot. 064/B/11); në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06), me Vendimin  Nr. 720 (nr. prot. 046/B/15) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimi publik për "Draft Rregulloren për Kontratat, Transparencën dhe Publikimin e Informatave dhe masat tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve elektronike".

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i termave dhe kushtet, të cilat duhet t'i përmbajë kontrata për ofrimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun. Rregullorja gjithashtu përcakton masat për të rritur transparencën dhe publikimin e informacionit në dobi të konsumatorëve dhe përdoruesve tjerë fundor.

Procesi i këshillimit publik fillon më datë; 19 Nëntor 2015 dhe përfundon më datë; 18 Dhjetor, 2015.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur ne e-mail adresat: rrezarta.ajeti@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org