Njoftim për fillimin e procesit te këshillimit publik te Draft Rregullores mbi Standardet Teknike dhe organizative për Sigurinë dhe Integritetin e Rrjeteve dhe/ose Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike

Autoriteti në mbështetje të nenit 10, paragrafët 4 dhe 21), nenit 79, paragrafët 1) dhe 2), nenit 82, paragrafët 1) dhe 3), nenit 85 paragrafi 1)të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si; Ligji ose LKE), në referim të nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr. Prot. 161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, me Vendimin  Nr. 727 (nr. prot. 055/B/15) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimi publik për "Draft Rregulloren mbi Standardet Teknike dhe organizative për Sigurinë dhe Integritetin e Rrjeteve dhe/ose Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike".

Qëllimi i kësaj rregulloreje është të definojë të drejtat dhe detyrimet e operatorëve që operojnë nën regjimin e Autorizimit të Përgjithshëm për ofrimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, si dhe definon standardet teknike të nevojshme për marrjen e masave në parandalimin dhe menaxhimin e incidenteve për të garantuar sigurinë, integritetin dhe funksionimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Procesi i këshillimit publik fillon më datë; 05 Dhjetor 2015 dhe përfundon më datë; 04 Janar, 2015.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur ne e-mail adresat: shpend.lutfiu@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org