Njoftim për Fillimin e Konsultimit publik të "Draft dokumenteve të analizës së tregut të Terminimit të thirrjeve me zë në rrjetet mobile Individuale"

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) mbështetur në nenin 10 paragrafi 5),  nenin 32  dhe neni 79, paragrafi 2 të Ligjit Për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si - Ligji), Rregullores nr.27 për Analizat e Tregut  (Ref. ARKEP Nr. Prot. 039),  dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref Nr. Prot 161/06) dhe Vendimit Nr. 848 (Nr. Prot. 024/B/16) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon këshillimi publik për " Draft Dokumenteve të Analizës së Tregut të Terminimit të thirrjeve me zë në rrjetet mobile Individuale ".

Qëllimi kryesor i Analizës së tregut është  implementimi i Ligjit për Komunikimet Elektronike, lidhur me rregullimin e aktiviteteve të komunikimeve elektronike, promovimin e investimeve dhe konkurrencën e lirë në tregun e komunikimeve elektronike në Republikën e Kosovës, duke krijuar një siguri ligjore përmes përcaktimit të kornizës transparente për rregullimin e tregut, përcaktimin e ndërmarrjeve me fuqi të ndjeshme në treg dhe imponimin e detyrimeve rregullatore 'ex-ante,

Procesi i këshillimit publik fillon me dt. 01 gusht 2016 dhe përfundon më 07 shtator 2016.

Për informacion shtesë mund të kontaktoni në e-mail adresën: arijan.qorolli@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org.