Njoftim për Fillimin e Konsultimit publik të Draft Rregullore për Regjistrimin e Parapaguesëve të Telefonisë Mobile

Në mbështetje të neni 10, paragrafi 4), neni 64,  neni 79, paragrafi 1) dhe 2) dhe neni 82 i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin  Nr. 862 (nr. prot. 029/B/16) njofton të gjitha palët e interesuara se fillon konsultimi publik për "Draft Rregulloren për regjistrimin e parapaguesve të telefonisë mobile".

Qëllimi i kësaj rregullore është të obligojë ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike mobile për regjistrim të parapaguesve  para aktivizimit të shërbimit, si dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet e parapaguesve dhe ofrueseve të këtyre shërbimeve.

Procesi i konsultimit publik fillon më datë 19 shtator 2016 dhe përfundon më datë 18 tetor, 2016.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresat: rrezarta.ajeti@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org

Me kete njoftim te publikohet vendimi, draft rregullorja dhe formulari.

 Kurse, vendimin publikoje ne kete link http://arkep-rks.org/?cid=1,26 me tekstin ne vazhdim: