Njoftim Fillimin e Procesit të Konsultimit Publik: ‘Planin e shpërnd. dhe shfryt. te brezit te freku. 1900-1920 MHz, 1920-1980/2110-2170 MHz dhe 2010–2025 MHz, për shërb. Mob. të RK UMTS/ IMT-2000 dhe IMT e Avancuar

Sipas Vendimit Nr. 894 të BoD i ARKEP-it, në mbledhjen e 11-të me radhë të mbajtur me datë 31 Tetor dhe 02 Nëntor 2016, BoD, mori vendim për miratimin e fillimit të procesit të këshillimit publik për Planin e shpërndarjes dhe shfrytëzimit te brezit te frekuencave 1900-1920 MHz, 1920-1980/2110-2170 MHz dhe 2010-2025 MHz, për shërbimet mobile te radio komunikimeve   UMTS/ IMT-2000 dhe IMT e Avancuar'

Per këtë, njoftohen dhe ftohen të gjithë palët e interesuara ne këtë çështje  qe  të shprehin komentet/mendimet e tyre me shkrim mbrenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimit të këtij njoftimi, respektivisht nga data 23  Nëntor 2016 deri me 22  Dhjetor 2016.

Pas vlerësimit të sugjerimeve, vërejtjeve dhe komenteve të ardhura në e-mail adresat e poshtëshënuara ART do të procedojë me interpretimin e pyetjeve, sugjerimeve dhe kërkesave eventuale konform dispozitave të ligjit.

Për informacion mund të kontaktoni në adresën: e-mail:  visar.halimi@arkep-rks.org  ose info@arkep-rks.org,

 

Shkarko dokumentin