Njoftim Fillimin e Procesit të Konsultimit Publik:Draft Rregulloren për Bartshmërinë e Numrave për parapaguesit e Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike

Në mbështetje të nenit 1), nenit 3) paragrafi 3) pika 1), nenit 9) paragrafi 3) pika 2) dhe 3), neni 10, paragrafi 4), neni 60), nenit 64,  neni 79, paragrafi 1) dhe 2), nenit 82) paragrafi 1) dhe 2) neni 85) paragrafi 7) pika 3.2) i Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji) dhe nenit 20 të Rregullores së Brendshme (Ref. Nr.Prot.161/06) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si - Autoriteti), Bordi i Autoritetit me Vendimin  Nr. 918 (nr. prot.001/B/167) miraton fillimin e procesit të konsultimit publik për "Draft Rregulloren për  Bartshmërinë e Numrave për parapaguesit e Shërbimeve të Komunikimeve Elektronike".

Qëllimi i kësaj rregullore është te përcakton termat dhe kushtet, të cilat duhet të plotësohen nga operatorët e rrjeteve dhe/ose shërbimeve publike të komunikimeve elektronike për të ofruar mundësinë e bartshmërisë së numrit. Kjo rregullore gjithashtu përcakton masat për të realizuar lehtë dhe shpejtë procesin e kalimit më të mirë të parapaguesit ndërrues.

Procesi i konsultimit publik fillon më datë 26 janar 2017 dhe përfundon më datë 20 shkurt, 2017.

Të interesuarit mund të shprehin mendimet, sugjerimet dhe/ose vërejtjet e tyre me shkrim brenda afatit të lartcekur në e-mail adresat: alidamaraj@arkep-rks.org; rrezarta.ajeti@arkep-rks.org ose info@arkep-rks.org

 

 

 

Shkarko dokumentin