Keshillimi publik mbi Draft Rregulloren per sherbimet radio amatore ne Republiken e Kosoves

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) mbështetur në:

- nenin 4 paragrafi 4, 35 paragrafi 2, dhe 64 paragrafi 1, të Ligjit të Telekomunikacionit 2002/7, të amendamentuar me ligjin nr.03/L-085,

-Planin Kombëtar të Shpërndarjes dhe Shfrytëzimit të Spektrit Radio-frekuencor për Kosovë të aprovuar nga Kuvendi i Republikes se Kosovës me dt.23 Qershor 2011,

-rekomandimet T/R 61-01 dhe 61-02,

- radio rregullore nderkombetare ITU ( volumi I, edition of 2004)

ka draftura "Rregulloren per Sherbimet Radio-amatore" me te cilen  përcaktohen kriteret dhe procedura e certifikimit dhe licencimit te te interesuarve per shërbimet radio-amatore ne Republiken e Kosoves.

Duke pasur parasysh se zbatimi i kesaj rregulloreje  prek disa subjekte, ART  te njejten para aprovimit te saj e ka paraqitur per konsultim publik  me qellim qe te merr parasysh/ne konsiderat pikepamjet e tyre. 

Per kete, njoftohen dhe ftohen të gjithe palet e interesuara ne kete ceshtje  qe  të shprehin komentet/mendimet e tyre me shkrim mbrenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimt të këtij njoftimi, respektivisht nga data 22  nentor 2011 deri me 22  dhjetor 2011.

Pas vlerësimit të sugjerimeve, vërejtjeve dhe komenteve të ardhura në e-mail adresat e poshtëshënuara ART do të procedojë me interpretimin e pyetjeve, sugjerimeve dhe kërkesave eventuale konform dispozitave të ligjit.

Dokumentacioni përkatës gjendet i publikuar në ueb faqen e ART: www.art-kos.orgPër informacion mund të kontaktoni në adresën e e-mail: vjollca.limani@art-ks.org ose info@art-ks.org

Draft Rregulloren per sherbimet radio amatore ne Republiken e Kosoves