Keshillimi publik mbi Draft Rregulloren per dhenien e licences per radio stacionet ne mjetin ajror

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) mbështetur në:

  • Nenin 4 paragrafi 2 dhe 4,  të Ligjit të Telekomunikacionit 2002/7, të amendamentuar me ligjin nr.03/L-085,
  • Radio rregullore nderkombetare ITU ( volumi I, edition of 2004)
  • Rekomandimet e ITU-së,
  • Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtare dhe
  • Ligjin Nr. 03/L-051 Për Aviacionin Civil.

ka draftura "Rregulloren për Dhënien e Licencës për Radio Stacionet e Mjetit Ajror' me te cilen  përcaktohen  kriteret dhe procedura që do te zbaton Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) për dhënien e licencës për stacionet radio të mjetit ajror te regjistruara në Republikën e Kosovës, përdorimin e pajisjeve të tilla duke përfshirë  përdorimin e frekuencave dhe përcaktimi i kërkesave teknike për caktimin dhe regjistrimin e shenjës së thirrjes.

Duke pasur parasysh se zbatimi i kesaj rregulloreje  prek disa subjekte, ART  te njejten para aprovimit te saj e ka paraqitur per konsultim publik  me qellim qe te merr parasysh/ne konsiderat pikepamjet e tyre.

Per kete, njoftohen dhe ftohen të gjithe palet e interesuara ne kete ceshtje  qe  të shprehin komentet/mendimet e tyre me shkrim mbrenda afatit prej 30 ditëve nga data e publikimt të këtij njoftimi, respektivisht nga data 22  nentor 2011 deri me 22  dhjetor 2011.

Pas vlerësimit të sugjerimeve, vërejtjeve dhe komenteve të ardhura në e-mail adresat e poshtëshënuara ART do të procedojë me interpretimin e pyetjeve, sugjerimeve dhe kërkesave eventuale konform dispozitave të ligjit.

Dokumentacioni përkatës gjendet i publikuar në:

Draft rregullorja per dhenien e licences per radio stacionet ne mjetin ajror

Per informacion mund të kontaktoni në adresën e e-mail: vjollca.limani@art-ks.org ose info@art-ks.org