Njoftim për fillimin e procesit të këshillimit publik të draft rregullores për llogaritjen e kostos sipas modelit FDC

Bordi i ART-së në mbledhjen e XXXII me radhë të mbajtur më datë; 22 Shkurt 2012, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART-së, shqyrtoi dokumentacionin e përgatitur nga Departamenti i Telekomunikacionit (DT) dhe mori vendim për miratimin e fillimit të procesit të këshillimit publik të 'Draft Rregullores për llogaritjen e kostos sipas modelit të shpërndrjes së plotë të kostos (FDC)'.

Procesi i këshillimit publik fillon më datë; 05 Mars, 2012 dhe përfundon më 04 Prill, 2012.

Per informacion mund të kontaktoni në adresën e e-mail: arijan.qorolli@art-ks.org ose info@art-ks.org