Konsultim Publik për Planin e Numeracionit të Kosovës

Sot me 08.12.2006, në ora 11:00, në lokalet e Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) do të mbahet Konsultimi Publik për Planin e Numeracionit të Kosovës.

Në këtë konsultim do të prezantohet Plani i Numeracionit, si dhe vërejtjet e palëve të interesuara, para se të aprovohet rregullorja për numeracion nga ana e ART në ditët vijuese.