Promovimi i Nyjeve të Përbashkëta të Internetit

Pasqyra e tregut të KE_Indikatorët kryesor për TM2_2016

Prishtinë, 2 Mars 2010

ART administroi takimin e parë njoftues dhe këshillues me operatorët e licencuar, për shërbime ndërkombëtare të internetit ndërlidhur me temën e Promovimit të Nyjeve të Përbashkëta të Internetit (eng. Internet Exchange Points). Gjatë takimit, Kryetari i Bordit, z. Ekrem Hoxha njoftoi të pranishmit me nevojën dhe benefitet që sjell jetësimi i këtij projekti për komunitetin e ofruesve të shërbimeve të internetit dhe shoqërinë kosovare si dhe prezentoi agjendën përkatëse në funksion te jetësimit të projektit.

Takimin e përshendeti edhe përfaqësuesi nga MTPT, z. Agim Kukaj – Drejtor i Departamentit të ICT, i cili konfirmoi rëndësinë e projektit dhe siguroi ART-në dhe operatorët se MTPT do të ofrojë përkrahjen e duhur politike për të mundësuar jetësimin e këtij projekti. Specifikat dhe alternativat e projektit u shpjeguan për të pranishmit nga këshilltari i USAID/KPEP, z. John Adams, i cili është angazhuar nga USAID/KPEP për të mbështetur realizimin e këtij projekti.