Ekspertet e ART përfitojnë nga programi afatgjate i trajnimit teknik ndërkombëtar

Me date 17 shkurt, 2012 ekspertet e përzgjedhur nga Bordi i Autoritetit Rregullator te Telekomunikacionit (ART), z. Astrit Ajvazi - Udhëheqës i Sektorit te Radio-monitorimit dhe z. Mentor Alickaj - Zyrtar për Radio-monitorim dhe Inspektim kanë përfunduar me sukses Trajnimin Teknik Ndërkombëtar të organizuar nga autoriteti nacional rregullator i Republikës së Turqisë (ICTA - Information & Communication Technologies Authority)  në bashkëpunim me tri kompanitë lider prodhuese të pajisjeve telekomunikacionit si: Ericsson, Alcatel-Lucent dhe Huawei.

Trajnimi u mbajt përgjatë periudhës kohore prej gjashte javëve, dhe atë me fillim nga data; 9 Janar 2012 deri me 17 shkurt, 2012 i mbajtur në Stamboll pranë qendrave (laboratorëve) të trajnimeve ndërkombëtare të tri prodhuesve të sipër potencuar.

Trajnimi ka qenë i fokusuar në prezantimin e teknologjive të fundit në fushat si; IT/MPLS-Network Fundamentals; Wireless Technology, GSM, WCDMA, LTE, IMS, Core Network; Access Technology - xDSL, ADSL, VDSL, PON, GPON, SDH, WDM etj,

Ceremonia e ndarjes së diplomave u organizua në Ministrinë e Transportit, Transportit Detar dhe Telekomunikacionit në ANKARA me praninë e Ministrit, z. Binali Yildirim, Ministr i Transportit, Transportit Detar dhe Telekomunikacionit,  Dr. Tayfun Acarer, President i ICTA,

Dr. Serdar Çam, President i TIKA (Turkish International Cooperation and Development Agency) dhe drejtorëve të tri kompanive që kanë administruar programin e trajnimeve.