Njoftim për publikimin e Raporti Vjetor të Punës së ARKEP për vitin 2013

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Autoriteti), në përputhje dhe zbatim të dispozitave të aplikueshme nga Ligji për Komunikimet Elektronike, Nr. 04/L-109 dhe Ligjit për Shërbimet Postare Nr. 03/L-185, ka publikuar Raportin Vjetor të Punës për vitin 2013 të shoqëruar me raportin financiar, i cili si i tillë edhe është paraqitur për informim, shqyrtim dhe miratim, të autoritetit të saj themelues, Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Raportin i rregullt Vjetor i Punës, në përputhje me dispozitat e përcaktuara me Ligjet e aplikueshme dhe praktikat e Autoritetit paraqet një shpalosje të detajuar të zhvillimeve të tregjet që i mbikëqyr dhe rregullon Autoriteti dhe mes tjerash përmban;

Raportin e Punës të Autoritetit për vitin paraprak (2013)

  • Pasqyrat e Përgjithshme dhe Indikatorët Kryesor të Tregjeve që i rregullon dhe mbikëqyr Autoriteti (referuar si të dhënat për gjendjen në tregjet e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare);
  • Raportin Financiar për vitin paraprak 2013;  
  • Programin Vjetor të Punës për vitin në vazhdim (2014); dhe
  • Shtojcat respektive ku paraqiten të shpalosura të dhënat për autorizimet e dhëna nga Autoriteti për operime dhe ofrim të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe atyre postare.

Siç edhe mund të konkludohet nga prezantimi i përmbledhur tek pjesa hyrëse e raportit, aktivitetet e Autoritetit gjatë vitit 2013 janë përqendruar kryesisht në zbatimin e dispozitave të Ligjit të Komunikimeve Elektronike të hyr në fuqi në fund vitin 2012 dhe implementimin e prioriteteve dhe objektivave strategjike të përcaktuara për rregullimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare me një theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e konkurrencës efektive dhe të qëndrueshme, në nxitjen e konkurrencës së shërbimeve si një nga parakushtet thelbësore për investime në tregjet që i mbikëqyr dhe rregullon Autoriteti, sigurimin e cilësisë së duhur të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare me çmime të volitshme për shfrytëzuesit fundor (konsumatorët) të këtyre shërbimeve, si dhe avancuar dhe siguruar një nivel dhe transparencë të lartë në realizim dhe mbrojtje të të drejtave të konsumatorit-ëve.