24-01-2007: ART Merr Pjesë në Forumin e Tretë Observator në Sofje, Bullgari

BEREC

Delegacioni nga Autoritetit Rregullator i Telekomunikacionit në krye me z. Anton Berisha, me 24.01.2007 deri me 27.01.2007, janë të ftuar në Forumin e Tretë Observator në Sofie, i cili ka për qëllim vëzhgimin e shërbimeve të komunikimit elektronik në Evropën Juglindore.

Ky Forum është organizuar prej Komisionit Evropian, ndërsa programin e drejton Komisioni Rregullator i Komunikimit në Bullgari.

Pjesëmarrës në këtë Forum do të jenë të gjithë rregullatorët regjional dhe ndër të tjerash do të diskutohet në lidhje me zhvillimet e fundit në sferën e rregullativës telekomunikuese në Bashkësinë Evropiane.