Njoftim për Ankand

Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (tutje; Autoriteti) bazuar në Ligjin për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109, përfundimet e procedurës së Këshillimit Publik për; 'Inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të brezeve frekuencore për Shërbimet Brezëgjëra Telekomunikuese 'Brezet 3400 - 3600 MHz dhe 3600 - 3800 MHz', në zbatim të nenit 10 paragrafi 10) dhe nenit 51 paragrafët 1) dhe 2), dhe në mbështetje të parimeve dhe objektivave bazë për rregullimin e aktiviteteve të komunikimeve elektronike të parapara me Ligjin për Komunikime Elektronike, mbështetur në vendimin e Bordit Drejtues të Autoritetit, njofton palët e interesuara;

Autoriteti me datë; 18/11/2013 shpall dhe publikon; 'Dokumentin zyrtar të Rregullave të Procedurave të Ankandit për Dhënien e Autorizimeve për Përdorimin (shfrytëzimin) e Brezeve 3400 - 3600 MHz dhe 3600 - 3800 MHz për ofrimin e shërbimeve brezëgjëra në tërë territorin e Republikës së Kosovës'

Të interesuarit për pjesëmarrje në Ankand duhet që deri më datën; 09/12/2013 ora 12:00 AM të dorëzojnë në zyrat e Autoritetit, dokumentacionin për para-kualifikim.

Ankandi për pjesëmarrësit e kualifikuar mbahet ditën e nesërme, respektivisht me datë; 10/12/2013 me fillim nga ora 10:00 AM.

Rregullat e Ankandit përfshi edhe afatet kohore e publikuara sipas dokumentit të Rregullave të Ankandit dhe Shtojcat përkatëse të tij janë dhe paraqesin të vetmen bazë si dhe janë referencat e vetme zyrtare për pjesëmarrje dhe paraqitjen e ofertave nga ana e ndërmarrësve, operator të komunikimeve elektronike dhe/apo konzorciumeve të interesuara.

Dokumenti i Rregullave të Ankandit publikohet në faqen elektronike të Autoritetit www.arkep-rks.org  njëherazi me publikimin e këtij njoftimi edhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Objektivat parësore të Autoritetit nga organizimi i procedurës së Ankandit, janë;

-          promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe avancimit të konkurrencës së shërbimeve përmes liberalizimit të shërbimeve në sektorin e komunikimeve elektronike;

-          zbatimit të prioriteteve dhe objektivave zhvillimore ekonomike të vendit dhe objektivave sociale si të përcaktuara me prioritetin 1), respektivisht objektivat 2) dhe 3) të dokumentit të Politikave të Sektorit të Komunikimeve Elektronike 'Axhenda Dixhitale 2013 - 2020';

-          zbatimin e politikave dhe strategjive të sektorit që janë në interes të vendit dhe shoqërisë, të gjitha këto të përafruara dhe harmonizuara me legjislacionin e aplikueshëm të shteteve të Bashkimit Evropian (BE-së).