Konsultim mbi Tarifat e Spektrit

Menaxhimi efektiv i spektrit është i rëndësishëm për rritjen maksimale të shfrytëzueshmërisë së resurseve të kufizuara. Së voni, shumë vende kanë prezantuar mekanizma tarifimi të cilat sigurojnë alokim të duhur të radio spektrit, veçanërisht në pjesët më të ngarkuara të spektrit. Me shfrytëzimin më të madh të radio spektrit janë prezantuar edhe mënyra të reja tarifimi për menaxhimin e spektrit.

Duke u bazuar në përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Telekomunikacion, Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) ka filluar procesin e konsultimit për Planin e Tarifimit të Spektrit.