Konsultim lidhur me Planin Kombëtar të Numeracionit

12 Tetor 2006: Duke u bazuar në përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Telekomunikacion (Rregullorja UNMIK 2003/16, Neni 37, 68 dhe 10) Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) ka filluar procesin e konsultimit për Planin Kombëtar të Numeracionit për Shërbimet Telekomunikuese. Si pjesë e procesit konsultues, takimi i parë u mbajt më 15 shtator 2006 më përfaqësuesit e të gjithë operatorëve të licencuar. Ky takim ishte i nivelit të ekspertëve teknikë, ku u zhvilluan punime në grupe në mënyrë që të gjendeshin zgjidhjet teknike për Planin e Numeracionit. Duke u bazuar në idetë e prezantuara në këtë takim, ART ka krijuar një dokument zyrtar për konsultim, i cili mund të merret në këtë ueb-faqe. ART inkurajon dhe mirëpret të gjitha palët e interesuara që të dorëzojnë përgjigjet e tyre me shkrim deri më 27 tetor 2006, pas së cilës do të organizohet takimi zyrtar ku të gjitha palët e interesuara do të kenë mundësinë për të prezantuar përgjigjet e tyre.

1 Nëntor 2006: ART  ka pranuar dy përgjigje zyrtare nga PTK  dhe IPKONet  në lidhje me Dokumentin Konsultues për Planin e Numeracionit, i lëshuar më 12 tetor 2006. ART do t’i shqyrtojë këto përgjigje dhe do të publikojë raportin zyrtar së shpejti.

27 Nëntor 2006: ART ka përgatitur raportin zyrtar me përgjigjet e respondentëve, dhe kërkon që të takohet me të gjitha palët e interesuara, para se të finalizohet rregullorja për Planin e Numeracionit.

8 Dhjetor 2006: Konsultimi Publik ku morën pjesë përfaqësues të IPVQ-ve, operatorëve të licencuar dhe mediat, u mbajt më 8 dhjetor 2006 në objektin e ART. Prezantimi i ART nga ky takim gjendet në këtë ueb faqe, në Power Point.
Pritet që Rregullorja përfundimtare për Planin e Numeracionit të aprovohet nga fundi i dhjetorit 2006.

  • Prishtinë, 12 Tetor 2006

    Dokument Konsultues për Planin Kombëtar të Numeracionit

    lexo më shumë
  • Prishtinë, 04 Tetor 2006

    Seancë Publike për Planin e Numeracionit

    lexo më shumë